Kryesie e Partisë Socialiste e mbledhur pasditen e sotme, ka pasur në fokus zgjedhjen e krerëve të rinj të kësaj partie në 61 bashkitë e vendit.
Gjatë mbledhjes së sotme janë përzgjedhur kandidatët që do të konkurrojnë në çdo bashki të vendit.
Mësohet se procesi i zgjedhjes së krerëve të rinj të PS do të nisë të mërkurën nga Fieri e do të përfundojë të dielën në të gjithë vendin.