Anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovë kanë filluar të mblidhen në selinë qendrore të kësaj partie.
Tema kryesore pritet të jetë caktimi i emrave të ministrave të rinj të kabinetit të ardhshëm qeveritar.
Deri tanë në selinë e PDK-së kanë ardhur kryetari Kadri Veseli, Memli Krasniqi, Besim Beqaj, Adem Grabovci, Mërgim Lushtaku, Lirak Çelaj, Blerta Deliu, Safete Hadergjonaj dhe Ilmi Reçica, raporton KosovaPress.