E plotësuar: Ka filluar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku po diskutohet lidhur me gjendjen aktuale në vend.
PDK po mban këtë mbledhje të Kryesisë në kohën kur edhe Kuvendi po mban seancën.
Ndryshe, pak kohë më parë kryesuesi Adem Mikullovci ka vendosur edhe për një takim konsultativ të mërkurën për t’i hap rrugë kthimit të PAN-it në Kuvend.
Kryesia e PDK-së mblidhet në ora 11:00
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në ora 11:00, për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar në vend.
Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet lokale./KP/Telegrafi/