Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës janë duke zhvilluar mbledhje të rregullt në selinë qendrore të PDK-së.
Telegrafi mëson se në mbledhje po diskutohet për zgjedhjet lokale dhe përgatitjet për këto zgjedhje.
Ndryshe, qytetarët më 11 qershor kanë votuar në zgjedhjet parlamentare, ndërsa ende nuk kanë arritur të konstituojnë parlamentin. Qytetarët po ashtu më 22 tetor do të dalin në zgjedhjet lokale.