Udhëheqësia e re e OBRM-PDUKM-së, në krye me kryetarin Hristijan Mickoski, sot në Bruksel ka pasur takime të shumta me funksionarë të lartë të BE-së.
Ata janë takuar me dy eurodeputetët Eduard Kukan dhe nga Partia Popullore Evropiane dhe Knut Fleckestein nga Grupi Socialist, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me 35 mijë amendamentet për Ligjin e gjuhëve nga ana e OBRM-PDUKM-së, eurodeputetët për Nova TV thanë se këtij hapi nuk duhet t’i kushtohet vëmendje e madhe.
Për ta më e rëndësishme që OBRM-PDUKM-ja është kthyer në punën e Kuvendit dhe kanë theksuar se do të jenë opozitë konstruktive./Telegrafi/