Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski dhe nënkryetari Aleksandar Nikoloski, do të marrin pjesë në një miniturne në rajon duke realizuar kështu takime direkte me politikan nga Slovenia, Kroacia e Serbia.
Janë paraparë takime me kryetarin e SDS dhe ish kryeministrin sloven Janez Jansha, kryetarin e HDZ dhe kryetarin serb Alekandar Vuciq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në takime do të bisedohet për situatën në rajon, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi mes partive, me këtë OBRM-PDUKM punon në drejtim të përmirësimit të raporteve mes vendeve në rajon”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/