Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot mbajti mbledhjen e rregullt të saj, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Sipas komunikatës të lëshuar nga takimi, gjatë mbledhjes u diskutuan çështje të ndryshme, sikur platforma për zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte dhe reforma zgjedhore.
Në mbledhje gjithashtu u diskutua për proceset aktuale zhvillimore e shtetformuese në të cilat po kalon shteti i Kosovës, me ç’rast Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët e saj strategjik e zhvillimor, thuhet në njoftim. /Telegrafi/