Site icon Telegrafi

Kryesia e LDK-së bëri homazhe te varri Izet Demaj

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marrë pjesë në varrimin e policit Izet Demaj, i cili u vra gjatë orarit të punës në Istog.

“Polici Demaj që luftoi për Kosovën dhe idealet e lirisë atëherë kur ishte më së rëndi, u vra në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës së Kosovës”.

“Sot në Koshare, një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës i udhëhequr nga kryesia e LDK-së, mori pjesë në varrimin e policit të ndjerë Izet Demaj, i vrarë më 27 dhjetor 2018, dhe bëri homazhe tek varri i tij. Demaj, që luftoi për Kosovën dhe idealet e lirisë atëherë kur ishte më së rëndi, u vra në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Exit mobile version