Telegrafi

Kryesia e LDK-së bënë homazhe tek varri i nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi

Anëtarë të Kryesisë, deputetë, zyrtarë të LDK-së dhe familjarë kanë bërë homazhe sot, te varri i nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi.

Në tetë vjetorin e vdekjes, për veprimtarinë e saj në emër të Kryesisë, ka folur sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.

Beqiri ka vlerësuar me admirim gjithë veprimtarinë e saj politike dhe atdhetare duke e cilësuar si zonjë të hekurt.

“Nekibja ishte nënkryetare e LDK-së, deputete e jona dhe ministre e cila përveç gjithë kontributit të saj në shërbim dhe ndërtim të shtetit të Kosovës, këtij vendi ia dha edhe burrin dhe dy djemtë e saj.
Ishte shembull i punës dhe përkushtimit për LDK-në, Kosovën dhe qytetarët e saj.
Familja Kelmendi ishin luftëtarë që iu përkushtuan lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit tonë. Ndihet mungesë e madhe jo vetëm në LDK, por edhe në të gjitha institucionet tona”, tha ndër të tjerash Beqiri.

Nekibe Kelmendi ndërroi jetë më 19 qershor 2011, pas një sëmundje të shkurtër./Telegrafi/