Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës me kryetarët e Grupeve Parlamentare.
Në rendin e ditës ndër të tjera, është paraparë të vendoset për intepelancën ndaj kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, dhe ministrit të zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci.
Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, është thirrur me kërkesë të deputetes së VV-së Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.
Ndërsa interpelanca e ministrit Blerand Stavileci, është thirrur me kërkesë të deputetit po ashtu të VV-së Visar Ymeri, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.
Foto:Arkiv