Site icon Telegrafi

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës në orën 12:00.

Në rend dite janë miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seancë plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.

Po ashtu do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2020, formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Telegrafi/

Exit mobile version