Telegrafi

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje 

Foto: Arkiv

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje, ndërsa në rend ditë ndër të tjera do të jetë interpelanca ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.

Mbledhja e Kryesisë mbahet në ora 12:00.

Rendi i ditës:

Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:

Përgatitjet për Seancë të re plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019,

Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit  për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Komisionit për Ndihmë Shtetërorë për vitin 2019.

Shqyrtimi i mocionit përmbajtjesor për shkarkimin e Bordit të RTK-së, të parashtruar nga 11 deputetë nga GP të LVV-së,

Shqyrtimi i propozimeve :

Nisma legjislative “Projektligji për plotësim ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-094, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-004 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

Nisma Legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale”,

Konstatimi i përbërjes së Grupit të Miqësisë në mes të Kuvendit të Republikës së  Kosovës dhe Parlamentit të Republikës Popullore të Bangladeshit,

Propozimi i GP NISMA-AKR-6+ për zëvendësimin e anëtarit në delegacionin e Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Acociim BE-Kosovë

Shqyrtimi i kërkesave

Të ndryshme. /Telegrafi/