Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shqyrtoi nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, pas diskutimeve, Kryesia procedoi projektligjin për mendim në qeveri.
Ndryshe, inicimi i Ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet në Kosovë ka nxitur reagime të shumta.
AAK, LDK dhe PDK e kanë cilësuar të ngutshme këtë iniciativë dhe kanë thënë se nuk do ta përkrahin.
Po ashtu reagime ka pasur edhe nga OJQ-të.