Site icon Telegrafi

Kryesia e Kuvendit merr vendim, të martën seancë e jashtëzakonshme

Foto: Arkiv

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të martën të mbahet seanca e jashtëzakonshme mbi propozimin e PDK-së dhe deputetëve nënshkrues për pakon emergjente 320 milionë euro për t’u ballafaquar me pandeminë Covid-19.

Kështu ka mësuar Telegrafi nga burime brenda mbledhjes së kryesisë që ende po mbahet.

Përveç kësaj pike në rend dite është edhe ndërmarrja e veprimeve sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për kufizimin e lëvizjes. Derisa nuk dihet a është marrë ndonjë vendim për këtë.

Exit mobile version