Telegrafi

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e parë për sesionin pranveror.

Mbledhja do të fillojë në orën 08:30 dhe do të diskutohet për pikat e mbetura nga seancat e kaluara dhe planifikimet për këtë vit.

Në mbledhjen e Kryesisë po ashtu do të vendoset edhe për seancën e parë për këtë sesion pranveror.

Ky është rendi i ditës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Rendi i ditës për seancë plenare:
  1. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave