Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të martën mbledhje, ku do të diskutojë lidhur me përgatitjet për seancën konstituive.
Burime të Telegrafit bëjnë me dije se mbledhja e Kryesisë do të mbahet të martën në ora 14:00.
Ndryshe, orë më parë Presidenca njoftoi se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka caktuar për 3 gusht mbajtjen e seancës konstituive. /Telegrafi/
Foto: Arkiv