Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në ora 14:00.
Sot partitë opozitare kanë dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
Shefi i GP-së të AAK-së, Pal Lekaj gjatë një konference për media bëri të ditur se pas dorëzimit të mocionit jo më parë se dy ditë dhe jo më larg se pesë ditë duhet të thirret seancë e jashtëzakonshme.