Kryesia e Kuvendit të Kosovës mbanë sot mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 14:00.
Sipas njoftimit, në këtë mbledhje do të bëhen përgatitje për seancë plenare ku do të jenë disa pika të rendit të ditës.
Në këtë mbledhje, njëra ndër pikat e rendit të ditës është propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.
Po ashtu do të bëhet përzgjedhja e tre anëtarëve të Bordit të RTK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë.
Rendi i ditës:
1.Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Përgatitjet për Seancë plenare:
1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2.Pyetjet parlamentare,
3.Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4.Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),
6.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021,
7.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,
8.Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,
9.Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
- Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
- Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,
- Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar.
- Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave . /Telegrafi/