Telegrafi

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje sot pasdite, pritet caktimi i seancës së jashtëzakonshme për Ushtrinë

Foto: Arkiv

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00 për të vendosur për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ku pritet votimi i FSK-së për t’u angazhuar në Misionet Paqeruajtëse.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Bekim Kupina këshilltar për media i kryetares së Kuvendit.

“Sot në ora 15:00 do të jetë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në  të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Qeverisë për angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse”, ka thënë Kupina.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se do të votojnë pro dërgimit të ekipeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në misionet paqeruajtëse. /Telegrafi/