Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhje, ndërsa në rend dite është shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020 dhe shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit mbahet në ora 14:00.
Rendi i ditës
Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Përgatitjet për Seancë plenare:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Telegrafi/