Site icon Telegrafi

Falja e borxheve ndaj bizneseve të prekura nga pandemia COVID-19, kryesia e Kuvendit diskuton për caktimin e interpelancës ndaj ministrit Murati

Foto: Arkiv

Anëtarët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen në orën 12:00 për të diskutuar pikat e rendit të ditës dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Në një nga pikat e rendit të ditës do jetë edhe interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për faljen e gjobave ndaj bizneseve të prekura nga situata e pandemisë COVID-19.

“Interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen ‘Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19′”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu OEK kërkon zbatimin e Ligji për Rimëkëmbje dhe faljen e gjobave

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një konferencë për medie i kishte bërë thirrje Qeverisë për faljen e gjobave që janë shqiptuar gjatë kërkesave për zbatimin e masave dhe mundësinë për një amnisti fiskale për bizneset. /Telegrafi/

Exit mobile version