Site icon Telegrafi

Kryesia e Kuvendit cakton tri seanca plenare

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot ka caktuar tri seanca plenare, ka bërë të ditur kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Do të kemi vazhdim të seancës ditën e enjte, seancë të re plenare ditën e mërkurë me 30 pika të rendit të ditës dhe seancë solemne më 5 mars për nder të Epopesë së UÇK-së”, ka thënë Veseli.

Kryetari Veseli tha se ratifikimi i demarkacionit duhet të ndodh dhe pas saj duhet të ndodh liberalizimi. Ai u shpreh i bindur se nesër do të kaloj demarkacioni.

Veseli beson se  do të ketë reflektim dhe do të votohet demarkacioni. Kreu i Kuvendit shtoi se askush nuk ka të drejtë të marrë barrën e patriotizmit. /Telegrafi/

Exit mobile version