Site icon Telegrafi

Kryesia e Ferizajt heton lojtarët e vet për kurdisje

“Ne kemi hulumtuar dhe jemi ende duke kërkuar fakte nëse skuadra apo ndonjë futbollist i Ferizajt, i kanë kurdisur dy ndeshjet e humbura në shtëpi kundër Prishtinës dhe Hajvalisë. Ka ndodhur diçka shumë e çuditshme, pasi që lojtarët s’kanë pasur aspak vullnet. Ne si kryesi i kemi mbajtur disa takime për këto dyshime”, ka deklaruar kryetari i klubit, Adem Idrizi, për gazetën Arena. Tutje, numri një i ferizajasve e pranon që kriza financiare nëpër të cilën po kalon klubi, ka ardhur pikërisht nga ngjarjet e fundit. Idrizi thotë që kryesia ende nuk ka vendosur për shlyerjen e borxheve ndaj futbollistëve.

“Ne u kemi dhënë premia për fitore, ndaj edhe për rezultate negative duhet të ketë dënime. Këto gjëra janë normale. Nuk e di se kur do t’i shlyejmë borxhet. Do ta mbajmë një mbledhje dhe do të vendosim”, është shprehur Idrizi, duke thënë në fund që ai dhe kryesia e tij kanë pritur më shumë nga skuadra në xhirot e fundit. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version