Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban sot mbledhjen e Kryesisë.
Mbledhja e Kryesisë së AAK-së fillon në ora 15:00.
Ndërkaq, ditë më parë nga kjo parti ka dhënë dorëheqje Meliza Haradinaj-Stublla si dhe nga pozita e ministres së Punëve të Jashtme.
Dorëheqja e saj erdhi pas akuzave për manipulim të votave.
Ndryshe, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj sot do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe me kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti.
Ky takim vjen pas certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe ka të bëjë me konsultimet rreth formimit të institucioneve.
Takimi Osmani-Kurti-Haradinaj mbahet në ora 13:30, ndërsa mbledhja e Kryesisë së AAK-së në ora 15:00. /Telegrafi/