Sejdi Hoxha ka marrë timonin e PDK-së në Drenas, pasi mori më shumë vota se dy kundër-kandidatët Naim Bazaj e Kushtrim Prenku, në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.
Ai ka fituar 130 vota në garën për të parin e partisë.
Kandidati tjetër, Naim Bazaj, ka marrë 76 vota, ndërsa Kushtrim Prenku 40 vota.
Udhëheqësi aktual i Postës, Sejdi Hoxha, pritet të japë dorëheqje nga udhëheqja e kompanisë publike pasi sot është votuar për Kryetar të PDK-së në Drenas./Telegrafi