Telegrafi

Kryeshefi i Agjencisë për Forenzikë, Blerim Olluri raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton kryeshefit Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri.

Mbledhja e Komisionit ku pritet raportimi i Ollurit do të mbahet në ora 10:00.

Ndryshe, muaj më parë kishte thënë se po sfidohen seriozisht me mungesë të materialit esencial për kryerjen e analizave të AND-së.

Olluri ka njoftuar se gjatë pandemisë kjo Agjenci ka qenë në vështirësi të përmbushjes së obligimeve të saj, për shkak të reduktimit të stafit.

“Sfidë kemi edhe mungesën e materialeve për analizën e ADN-së. Kemi me qindra raste në pritje. Kontrata është realizuar por jemi në pritje të furnizimit me kimikate të ndryshme, apo material esencial për kryerje të analizave të ADN-së. Rastet janë në paraburgim, janë pritje e ne ende nuk kemi furnizim që është brengosëse dhe shqetësuese. I kemi njoftuar të gjithë akterët tjerë si Këshillin Prokurorial, Gjyqësor, MPB-në. Nuk kemi një arsyetim nga kompania që është zgjedhur pasi që është shpallur tenderi. Këto ditë do të kalojë edhe afati i urdhërblerjës”, është shprehur ai në muajin shkurt. /Telegrafi/