Telegrafi

Kryerja e krimeve mund të jetë e lidhur me gjenet

Shkencëtarët i kishin identifikuar dy gjene të cilat supozohet se ishin të lidhura me sjelljen tepër të dhunshme, duke theksuar se kriminelët e dhunshëm janë të tillë nga lindja.

Në studim thuhet se hulumtuesit donin ta zbulonin ndikimin e variacioneve gjenetike tek kriminelët dhe theksohet se sigurisht edhe gjenet e tjera e luajnë një rol në këtë.

Shkencëtarët pohojnë se dy versionet e gjenit të zbuluar (MAOA dhe CDH13) kishin mutacione tek kriminelët e anketuar. Megjithatë, këto mutacione të cilat janë të lidhura me sjelljet jashtëzakonisht të dhunshme i posedojnë edhe një e pesta e të gjithë personave të tjerë.

Studimi shton se këto gjene nuk janë një shenjë se të gjithë personat që i kanë, janë vrasës dhe kriminelë potencial.

"Kemi zbuluar se këto dy gjene ndikojnë në sjelljen agresive. Sigurisht ekzistojnë edhe gjenie të tjera që kanë ndikim të ngjashëm", tha Jari Tiihonen, shkencëtar finlandez nga Departamenti për Neuroshkencë në Institutin Karolinska në Stokholm.

Megjithatë, ai paralajmëroi se rezultatet e tilla nuk guxojnë ta ndryshojnë metodën e vlerësimit të përgjegjësisë penale të kriminelit të dyshuar.

Ai beson se personi me këtë mutacion ka pesë herë më shumë të ngjarë të bëhet i dhunshëm. /Telegrafi/