Përplasjet midis një grupi paraushtarak të njohur si Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) dhe ushtrisë sudaneze kanë ndryshuar imazhin e kryeqytetit, Khartoum, në vetëm shtatë ditë.
Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, numri i viktimave civile u rrit në më shumë se 400 dhe mbi 3,500 persona janë plagosur. Shifrat reale ka të ngjarë të jenë shumë më të larta, thonë zyrtarët.
Ushtria sudaneze përparoi drejt aeroportit, duke marrë nën kontroll një pjesë të kompleksit të selisë ushtarake.
RSF zmbrapsën avancimin e djeshëm të SAF në Khartoum verior dhe konfirmohet se janë të pranishëm në pjesën më të madhe të zonës industriale atje.
#Khartoum map update:#SAF have progressed towards the airport, taking back control of part of the Military HQ complex.#RSF repelled yesterday's advances by the SAF in Khartoum North and are confirmed to be present in much of the industrial area there.#KeepEyesOnSudan #Sudan pic.twitter.com/8Fj0g3Pvnb
— War Mapper (@War_Mapper) April 23, 2023
Punonjësit humanitarë dhe diplomatët, të cilët në tensionet e kaluara mund të qëndronin larg konfliktit në Sudan, këtë herë ishin në shënjestër.
Në Khartoum, shumë njerëz humbën energjinë elektrike dhe ujin në shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve, dhe mjekët dhe spitalet thonë se po luftojnë me të. Përleshjet janë raportuar pranë pallatit presidencial dhe është ende e paqartë se kush, nëse dikush, e kontrollon vendin.
Ushtria amerikane largoi personelin diplomatik nga Khartoum, njoftoi presidenti, Joe Biden. Britania e Madhe, Arabia Saudite, Hungaria dhe vende të tjera gjithashtu kanë zhvendosur stafin e tyre jashtë vendit. /Telegrafi/
Many countries evacuate their citizens from Sudan by land. Clashes continue at some points, but generally it seems calm. See you everyone until a new news 🤠 stay safe ❤️#Sudan #Khartoum #السودان #الخرطوم pic.twitter.com/VE0C7Y8Shq
— Eren 𝕮🇹🇷 (@Eren50855570) April 22, 2023