Telegrafi

Kryeqyteti i Koresë së Jugut ndalon “këngët e shpejta” në palestra për t’u mos u djersitur – në këtë mënyrë ‘mund’ të reduktohet përhapja e COVID-19

Palestrave në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul dhe në rajonin e saj përreth iu është thënë të mos lëshojnë muzikë me një tempo më të lartë se 120 ‘ritme’ në minutë (bpm), në mënyrë që të reduktohet përhapja e COVID-19.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pajisjet për vrapim gjithashtu do të kufizohen në një maksimum prej 6 kilometrave.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se këto kufizime do të parandalojnë njerëzit që të marrin frymë shumë shpejt, ose t’i parandalojë ata të mos spërkasin djersën mbi njëri-tjetrin.

Koreja e Jugut po lufton me një shpërthim të ri të virusit, derisa 1,100 raste të reja u regjistruan të dielën.

Njerëzit gjithashtu lejohen të kalojnë vetëm dy orë në ambiente të mbyllura sportive dhe nuk duhet të përdorin dushin. /Telegrafi/