Palestrave në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul dhe në rajonin e saj përreth iu është thënë të mos lëshojnë muzikë me një tempo më të lartë se 120 ‘ritme’ në minutë (bpm), në mënyrë që të reduktohet përhapja e COVID-19.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pajisjet për vrapim gjithashtu do të kufizohen në një maksimum prej 6 kilometrave.
Zyrtarët shëndetësorë thonë se këto kufizime do të parandalojnë njerëzit që të marrin frymë shumë shpejt, ose t’i parandalojë ata të mos spërkasin djersën mbi njëri-tjetrin.
Koreja e Jugut po lufton me një shpërthim të ri të virusit, derisa 1,100 raste të reja u regjistruan të dielën.
Njerëzit gjithashtu lejohen të kalojnë vetëm dy orë në ambiente të mbyllura sportive dhe nuk duhet të përdorin dushin. /Telegrafi/