Ashgabat është kryeqyteti i granitit, që mund të krenohet me ndërtesat e interesante dhe monumentet.
Presidenti i këtij vendi, ndalon baletin, sportin, mjekrën dhe cirkun, transmeton Telegrafi.
Ky qytet nuk është vetëm një “hapësirë për ekspozita” të presidentit kontrovers Gurbanguly Berdimuhamedow, por edhe mbajtës i rekordeve të shumta, siç është densiteti i lartë i ndërtesave të bardha të veshura me granit.
Berdimuhamedow e ka shpallur ditëlindjen e tij si festë kombëtare, dhe ka ndryshuar emrat e ditëve të javës dhe muajve me emrat e të afërmve të vet.
Mirë se vini në Ashgabat, kryeqyteti i Turkmenistanit
Ky qytet nuk është vetëm një “hapësirë për ekspozita” të presidentit kontrovers Gurbanguly Berdimuhamedow, por edhe mbajtës i rekordeve të shumta, siç është densiteti i lartë i ndërtesave të bardha të veshura me granit.
Ngritja e vetes
Edhe pse ish-presidenti i Turkmenistanit, Atayevich Niyazov, është përgjegjës për arkitekturën interesante të kryeqytetit, Berdimuhamedow ka vazhduar trashëgiminë e tij.
Megjithatë, ai vendosi të zbut paksa kultin e ish-presidentit, duke ngritur momentin e tij të gjigant në maje të “malit” të mbuluar me granit në Ashgabat.
“Panorama” më e madhe
Kjo qendër posedon “panoramën” më të madhe në një hapësirë të mbyllur në botë, me një diametër prej 57 metra.
Turkmenistani është një vend që e ka “portretizuar” udhëheqësi i saj i parë, Niyazov
Mbretëria e tij nuk kaloi pa gjëra të çuditshme, kështu ditëlindjen e tij e shpalli si festë kombëtare dhe ndryshoi emrat e ditëve të javës dhe muajve me emrat e të afërmve të vet.
Vend ku gjërat e përditshme janë të ndaluara
Niyazov, gjithashtu ndaloi baletin, cirkun, mjekrën tek meshkujt dhe sportin.
Monumenti i Niyazov i zhvendosur nga qendra e qytetit
Presidenti aktual i Turkmenistanit, vetëm pas katër viteve pas vdekjes së Niyazov, ka zhvendosur monumentin e tij nga qendra e qytetit në periferi të Ashgabat.
Kryeqyteti i granitit
Turkemenistani më 27 tetor feston Ditën e Pavarësisë dhe përfundimin e epokës sovjetike, ku banorët vishen me kostume tradicionale dhe dalin në rrugë.
Më shumë se 500 ndërtesa të mbuluara me granit të bardhë
Skulpturat prej graniti dhe ndërtesat madhështore zbukurojnë qytetin dhe reflektojnë fuqinë e liderit të madh Berdimuhamedow. /Telegrafi/