Telegrafi

Kryeqyteti feston 15-vjetorin e Pavarësisë – fotografi nga sheshi i Prishtinës

Flamuj të shtetit të Kosovës dhe flamuj kombëtar janë vendosur sot në Prishtinë, në 15 vjetorin e pavarësisë së shtetit.

Flamujt janë vendosur në sheshet e kryeqytetit, derisa në Prishtinë do të organizohen një mori aktivitetesh.

Përveç ngritjes së flamurit dhe mbledhjes solemne të Qeverisë e Kuvendit, po ashtu do të mbahen homazhe te varri i ish presidentit, Ibrahim Rugova, te varri i veprimtarit Adem Demaçi, homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” Prekaz.

Po ashtu do të parakalojnë trupat e Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës Prishtinë, do të ketë ndezje të 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

Aktivitetet në kryeqytetet do të përmbyllen me koncertin e pavarësisë në sallën 1 Tetori, në ora 20:15.

Më poshtë mund të shihni kryeqytetin në ditën e Pavarësisë përmes fotografive të Ridvan Slivovës. /Telegrafi/