Telegrafi

Kryeprokurorja e Venezuelës që njihet si kritikuese e kreut të shtetit, refuzon shkarkimin

Kryeprokurorja e Venezuelës, Luisa Ortega, të cilën të shtunën e shkarkoi asambleja e re parlamentare ka deklaruar se nuk e pranon shkarkimin e saj.

“Nuk e pranoj atë vendim sepse është në shpërputhje me Kushtetutën dhe ligjin”, ka thënë ajo duke e quajtur këtë akt si “sulm shtetëror kundër Kushtetutës”, i cili siç e ka vlerësuar udhëhiqet nga presidenti i vendit Nicolas Maduro.

Gjatë ditës Ortega është shkarkuar dhe në vend të saj është emëruar një kandidat besnik ndaj autoriteteve qeveritare, transmeton KP.

Votimi për shkarkim ka ndodhur disa orë pasi që pjesëtarët e ushtrisë kanë rrethuar hyrjen e zyrës së kryeprokurores Ortega, kritikuese e Maduros duke e penguar që të hyjë brenda.