Ish-kryeprokurorja e Gjakovës Shpresa Bakija është liruar nga akuzat në lidhje me rrjedhjen e mesazheve të dashurisë nga zyrat e prokurorisë së këtij qyteti.
Bakija akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, zbulim të fshehtësisë zyrtare dhe cenim të fshehtësisë së korrespondencës.
Bashkë me Bakinë në këtë proces gjyqësor akuzohej edhe Arben Arifi për cenim të fshehtësisë së të dhënave- dokumenteve të mbyllura.
Arifi gjithashtu i lirua për vjetërsim të veprës penale me të cilën ngarkohej.
Gjykata në Gjilan e kishte hedhur poshtë aktakuzën ndaj Shpresa Bakisë, duke pushuar ndjekjen e saj penale, por Gjykata e Apelit rastin e saj e ktheu në rivendosje në muajin shkurt./Kallxo.com/.