Site icon Telegrafi

Kryeprokurori i Speciales vjen në Prishtinë

Prokurori David Schwendiman do të jetë në Prishtinë dhe në Beograd më datat 7-11 nëntor 2016.

Schwendiman – si kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të formuar tashmë – do ta nënvizojë zotimin e tij për ta përmbushur mandatin e tij, ndërsa nuk do të diskutojë detaje konkrete në lidhje me përmbajtjet e hetimeve.

Në Prishtinë do të takohet me përfaqësues të Qeverisë, me kryeprokurorin e Shtetit, dhe zyrtarë të EULEX-it.

Exit mobile version