Telegrafi

Kryeprokurori i Shtetit takon kryetarin e bordit të RTK-së, flasin për adresimin e shkeljeve eventuale ligjore në RTK

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim kryetarin e ri të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besnik Boletini së bashku me disa anëtarë të këtij bordi, si dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi shprehi gatishmërinë institucionale për të bashkëpunuar me bordin e ri të RTK-së dhe me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm në adresimin e të gjitha shqetësimeve lidhur me çfarëdo shkelje eventuale ligjore që mund të ketë ndodhur në RTK.

Po ashtu, palët patën diskutime konstruktive dhe konkrete për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, thuhet në njoftim. /Telegrafi/