Telegrafi

Kryeprokurori Jovevski me kënaqësi do të pranonte të jetë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese

Kryeprokurori Lubomir Jovevski do të pranonte me kënaqësi të jetë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese.

Në intervistë për TV TELMA Jovevski ka thënë se çdo jurist e ka dëshirë që karrierën e tij ta përfundojë si Gjykatës në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka shtuar se ende nuk e dinë nëse do të propozohet nga komisioni përkatës ose nëse do të votohet nga Kuvendi.

Megjithatë shton se nëse Kuvendi mendon se Jovevski mund të ndihmoj me përvojën e tij në punën e Gjykatës Kushtetuese ai këtë sfidë do e pranojë.