Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka konfirmuar edhe njëherë se trupi i pajetë i gjetur në lumin Lepenc, është i zyrtarit policor Malsor Gashi.
Jashari në një prononcim për media nga vendi i ngjarjes, ka thënë se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Pas kërkimeve është gjetur trupi i Malësor Gashit. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, nga shikimet e para duket se ka qenë aksident i komunikacionit dhe nuk ka dyshime tjera”, ka thënë Jashari.
Ai ka treguar se kufoma ka pasur lëndime vetëm në kokë, ndërkaq në pjesën tjetër të turpit nuk ka pasur shenja lëndimi. /Telegrafi/