Telegrafi

Kryeprokurori flet rreth rastit Buzhala, thotë se s’ka elemente të veprës penale

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka folur të mërkurën rreth çështjes së gazetarit Berat Buzhala, ndaj të cilit Ambasada e Turqisë në Kosovë ka kërkuar arrestimin e tij për shkak të komenteve të bëra për grusht shtetin në Turqi.

Lumezi tha se do të marrin të gjitha veprimet në përputhje me legjislacionin vendor nëse shohin ndonjë element të veprës penale, por sipas tij, deri tani nuk ka pas që ka elemente të veprës penale.

Kryeprokurori këto komente i bëri gjatë një konference për media pas takimit me ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

“Ne do të marrim të gjitha veprimet në përputhje me legjislacionin vendor, nëse e shohim që ndonjë element të veprës penale sigurisht që ne do të kyçemi, por sa e kam pa unë nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale dhe kjo nuk është çështje e prokurorisë së shtetit që të merret me këto probleme që janë shfaqur ndërmjet një mediumi, faktikisht të një gazetari dhe ambasadës turke në Kosovë”, ka thënë Lumezi.