Site icon Telegrafi

Kryeprokurori Çela: Situata në disa prokurori të vendit është e rënduar, stoku i dosjeve mund të bëhet i papërballueshëm

Kryeprokurori i përgjithshëm Olsian Çela, ka folur në tryezën e organizuar për 5 vjetorin e Reformës në Drejtësi duke thënë se situata në disa prokurori të vendit është e rënduar.

Çela theksoi se shumë çështja kanë mbetur në stok dhe vjeshta mund të sjellë akoma më shumë ngarkesë. Kryeprokurori sugjeroi që të implementohet dosja elektronike, e cila sipas tij, rrit eficencën dhe ul kostot.

“Vjeshta do të sjellë rëndim të situatës për stokun në prokurori, ndaj ribërja e hartës së re gjyqësore është emergjente. Situata me vakancat në disa gjykata është emergjente sepse stoku i dosjeve mund të bëhet i papërballueshëm. Do të doja ndryshimin e ligjit për magjistraturë, shtimin e viteve të studimeve të saj. Unë them që viti i tretë i magjistraturës të jetë vit pune, ashtu siç ka qenë më parë. Do të ishte një rifreskim i shtuar për sistemin”, tha ai.

Tutje, ai tha se “ka qenë mjaft pozitive reforma, do të jetë një frymëmarrje në kushtet kur vetë vetting është duke ecur dhe pasojat do të jenë më të rënda në vitet në vijim”.

“Vlerësoj që është marrë në konsideratë ka të bëjë me çështjet që rriten me eficencën e punës së prokurorisë. Mendoj se ka boshllëqe mes prokurorisë dhe Këshillit të Lartë. Garantimi duhet të shoqërohet me rritje të llogaridhënies. Sistemit aktual i mungon matja e performancës. Mënyra si ndërvepron institucioni vepron si një e tërë, ka kohezion për mënyrën si funksionon me të tjerat”. /tch/

Exit mobile version