Kryeprokurori i Përgjithshëm i Arabisë Saudite ka planifikuar të shkojë në Turqi për të zhvilluar bisedime me hetuesit për vrasjen e Khashoggit.
Turqia ka thënë se prokurori Saud al-Mojeb, pritet të diskutojë gjetjet më të fundit me hetuesit turq, miërpo nuk ka pasur njoftime nga sauditët lidhur me vizitën, përcjell Telegrafi.
Kjo vizitë vjen vetëm pas pak ditësh pasi shefja e CIA-së, Gina Haspel, ishte në Turqi për të shqyrtuar provat përpara se të informonte presidentin e SHBA-së.
Al Jazeera njofton se Turqia po kërkon ekstradimin e 18 sauditëve të paraburgosur në Arabi në lidhje me vrasjen e 2 tetorit. /Telegrafi/