Telegrafi

Kryeplaku i fshatit e vjedh energjinë elektrike me grep

Nëpërmjet lidhjes së një teli me grep në shtyllën e tensionit mund të marrësh energji elektrike sa të duash edhe pa e paguar.

Mjafton të kesh disa metra tel dhe një kallam për të hedhur telin në shtyllë. Kjo është teknologjia e fundit e vjedhjes së energjisë elektrike në Tiranë.

Metoda që përdorin të zotët e një lokali në fshatin Dritas të Zall-Herrit në Tiranë.

Lokali është në pronësi të kryeplakut të fshatit, ku vjedhja e energjisë elektrike është e përditshme, përcjellin mediat shqiptare.

Kryeplaku, përveç lokalit që ka në pronësi, punon edhe si inspektor pranë Ministrisë së Mjedisit.

Vjedhja e energjisë elektrike në shërbim të lokalit të tij bëhet çdo ditë në orën 19:00 të pasdites në shtyllën e energjisë elektrike që ndodhet në mes të fshatit Dritas, të njësisë bashkiake të Zall-Herrit, Tiranë.

Kamera e emisionit “Fiks Fare” ka ndjekur për katër ditë me radhë veprimet e personave që bënin lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar lokalin e kryeplakut.