int(1) Kryepeshkopi dënohet për shkak të zhurmës së kambanave të kishës - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Kryepeshkopi dënohet për shkak të zhurmës së kambanave të kishës

Kryepeshkopi Richard Painter ka paralajmëruar se do të ankohet në vendimin e gjykatës.

Kambanat në katedralen “Cathedral of Christ the King” në veriperëndim të Phoenixit dëgjohen në fillim të çdo ore, prej orës tetë në mëngjes deri në ora tetë në mbrëmje. Bashkëqytetarët e kryepeshkopit janë ankuar se kambanat janë tepër të zhurmshme dhe se dëgjohen shpesh.

Përveç dënimit, gjykatësi ka vendosur që kambanat nuk guxojnë të janë më të zhurmshme sesa 60 decibela, dhe atë vetëm dy minuta në të dielën dhe gjatë festave kishtare.

Exit mobile version