Telegrafi

Kryeparlamentari Veseli takon një grup të qytetarëve të Rahovecit, për autostradën e Dukagjinit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli sot ka takuar një grup të qytetarëve të Rahovecit, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre për trasenë e autostradës së Dukagjinit.

Veseli këtë e bëri të ditur në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku tha se zëri i tyre duhet dhe do të dëgjohet në mënyrë që projektet e mëdha të mos anashkalojnë asnjë qytet.

“Sot takova një grup të qytetarëve të Rahovecit, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për trasenë e autostradës së Dukagjinit. Zëri i tyre duhet dhe do të dëgjohet në mënyrë që projektet e mëdha të mos anashkalojnë asnjë qytet, si dhe të ruajnë vlerat e potencialet natyrore”, ka shkruar në Facebook, kryeparlamentari Kadri Veseli. /Telegrafi/