Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën, më 7 qershor, do të realizojë vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sipas një njoftimi për media, gjatë qëndrimit në Tiranë, kryekuvendari Konjufca do të takojë krerët më të lartë institucionalë të Shqipërisë, presidentin Ilir Meta, kryekuvendarin Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama.
Siç bëhet e ditur në njoftim, njëherësh kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e Konjufcës, në cilësi të kryetarit të Kuvendit. /Telegrafi/