Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takuar sot në Sofje lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes kundër Bullgarisë.
Veseli u ka dëshiruar atyre fitore dhe suksese të mëtutjeshme në kualifikimet për Euro 2020.
“Me djemtë tanë, në Sofje, para ndeshjes së radhës drejt Euro 2020. Suksese Kosovës”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
Më të është i pranishëm edhe ministri për Rini, Kulturë dhe Sport, Kujtim Gashi.
Kosova luan ndaj Bullgarisë nga ora 20:45. /Telegrafi/