Site icon Telegrafi

Kryeparlamentari Berisha kërkon suspendimin e Hilmi Bajramit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, në takimin që ka pasur sot me drejtorët dhe shefat e stafit të administratës së Kuvendit, i ka njoftuar ata me parregullsitë në dy tenderët e fundit të Kuvendit (për pajisje me teknologji informative dhe atë për renovim të kulmit të godinës së Kuvendit), si dhe u ka transmetuar qëndrimin e Kryesisë për ndërmarrjen e masave sa më të rrepta ndaj personave të involvuar në parregullsitë e të dy tenderëve.

Kryeparlamentari Berisha ka kërkuar nga sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, që ndaj udhëheqësit të Divizionit të prokurimit, Hilmi Bajrami, të merret masa e menjëhershme te suspendimit dhe të hapet procedura disiplinore ndaj tij dhe personave të tjerë të involvuar në të dy rastet, ka njoftuar Zyra për marrëdhënie me media dhe publikime e Kuvendit të Kosovës.

Exit mobile version