Në Bangkok të Tajlandës, një grua që dyshohet të jetë prostitutë, ka mbështetur duart për xhamin e një tavoline të vogël, derisa kryente marrëdhënie me një burrë.
Pesha e saj dhe lëvizjet e shpeshta, kanë bërë që sipërfaqja e xhamit të thyhet dhe ajo të pret dorën dhe krahun, transmeton Telegrafi.
Në pamundësi që ta ndihmojë, partneri saj e ka thirrur autoambulancën dhe Policinë.
“Ata po kryenin një marrëdhënie seksuale të çuditshme, ku ajo qëndronte për tavolinën e kafes, derisa këmbët i kishte në shtrat, ndërsa ai ishte sipër”, ka thënë polici që ishte në krye të njësitit.
Fotografitë e censuruara që mund t’i shihni më poshtë, i ka publikuar Policia, në mënyrë që të ngrejë vetëdijen lidhur me pasojat e marrëdhënieve të rrezikshme. /Telegrafi/