Site icon Telegrafi

Kryente lutje në xhami por arrestohet për vjedhje

Foto: Ilustrim

Zyrtarë policorë të Stacionit Policor “Veriu” në Prizren, sot, rreth drekës, në afërsi të xhamisë së lagjes “Arbana”, e kanë arrestuar një person të dënuar nga gjykata për vjedhje të ndryshme me 2 vite burg.

I dyshuari është arrestuar duke dalë prej xhamisë pasi kishte kryer lutjet dhe i njëjti dërgohet në Burgun e Dubravës për vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

Exit mobile version