Site icon Telegrafi

Kryendeshja përfundon remi

Ishin kryeqytetasit që me anë të sulmuesit më të rrezikshëm, Florim Berbatovci, kaluan në epërsi (21’) duke vendosur edhe rezultatin e pjesës së parë.

Në gjysmën e dytë ekipi nga Gjilani arriti ta barazojë rezultatin përmes Ismet Cakës (52’).

Pas këtij goli, Prishtina u shfaq skuadër më e rrezikshme duke sulmuar shpeshherë portën kundërshtare, mirëpo skuadra vendase më mund të madh i evitonte sulmet.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Hysi që para tifozëve të vet mundi Hajvalinë me rezultat 3-0. Fitoren e parë në këtë sezon të garave e arriti edhe Besa që mposhti Feronikelin, 2-1.

Rezultatet

E shtunë
Trepça ’89 – Kosova (V) 2-0
Liria – Trepça 0-0

E diel
Drita – Prishtina 1-1
Besa – Feronikeli 2-1
Hysi – Hajvalia 3-0

E hënë
Drenica – Vëllaznimi

Tabelës i prin Prishtina me 13 pikë, ndërsa ndiqet nga Trepça ’89 (11 pikë) dhe Drita (10 pikë). /Telegrafi/

Exit mobile version